Live

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve për të ecur vetëm gjatë natës

11:57 / 27 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale, Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurtë për të ecur vetëm në rrugë gjatë natës.

Teksa Kosova është renditur e 12-ta në këtë listë, pjesë e listës janë edhe edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali I Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra, raporton gazeta online Reporteri.net.

87% e qytetarëve të anketuar në Kosovë raportuan se ndihen të sigurt në qytetin e tyre, një tregues pozitiv për nivelin e sigurisë në vend.

Përveç kësaj, Kosova është renditur edhe tek shtetet me indeksin më të lartë për rend dhe ligj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...