Live

Kosova renditet e pesta në botë në Paragllajd

12:12 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Fanol Shala, ka njoftuar për një sukses madhor të tij në sportin e Paragllajdit.

Ai ka thënë se është renditur në vendin e 9-të në renditjen botërore.

Shala po ashtu theksoi se Kosova si shtet është e renditur në vendin e pestë.

“Pas publikimit të pikëve nga FAI  e rifreskuar me 1 Mars 2023 renditem  në vendin e 9 (nëntë) në Botë dhe si shtet Kosova vendi qe unë përfaqësoj me shumë krenari renditet ne vendin e 5 në botë”, tha Shala.

Federata Botërore e Aeronautikës i ka publikuar rezultatet më 1 mars.

Ndryshe, Fanol Shala, ka qenë pjesë e ekipit të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit nga Kosova, që kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit pas tërmetit në Turqi.

Shpërndaje në

U Kopjua