Live

Krasniqi kritikon Kurtin: Kryemashtrues, shumë shpejt të doli boja

21:45 / 03 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik.

Siç shkruan ai, kryeministri është kryemashtruesi i Kosovës.

“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik. Kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja!”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua