Live

Krasniqi: Sot, nderojmë heronjtë e kënduar dhe të pakënduar nga dy shtetet tona

16:16 / 27 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Tiranë, për mbledhjen e parë të përbashkët të dy kuvendeve Kosovë dhe Shqipëri, në vigjilje të një feste shumë të rëndësishme kombëtare.

Ai ka thënë se sot shqiptarët kanë rastin të kujtojnë dhe nderojnë heronjtë e kënduar dhe të pakënduar nga dy shtetet, të cilët me guximin, ëndrrën dhe vizionin e tyre mundësuan këtë ditë, njofton Klan Kosova.

“Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore”.

“Amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja”.

“Kjo flakë shekullore, që ngrohë e ndriçon vazhdimisht zemrat, mendjet dhe rrugët tona, le të jetë udhërrëfyes i përjetshëm i kombit tonë drejt unitetit e suksesit”.

Shpërndaje në

U Kopjua