Live

Kryeministrja serbe: Jam e gatshme të jap dorëheqjen, por Vuçiç refuzon

09:01 / 05 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka bërë të ditur se është e gatshme të japë dorëheqje. Megjitatë, sipas saj, kërkesa e saj është refuzuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç.

“Duke pasur parasysh shkrimet e mediave manjate, për të qenë të qartë, unë jam i gatshëm në çdo moment të jap dorëheqjen si kryeministre dhe presidenti i Serbisë e di këtë dhe për momentin refuzon. Ndoshta do të ndryshojë mendje”, ka shkruar Brnabiç në Twitter.

Ajo tha se nuk është kundër zgjedhjeve. “Ju doni zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë për zgjedhje. Sigurisht që i qëndroj besnike Serbisë dhe presidentit Vuçiç”, shtoi Brnabiç./abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Lajme