Live

Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, ftohen në takim nga Ambasadorët e vendeve të QUINT-it

08:22 / 29 Maj 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Zveçanit Ilir Peci tha se sot në ora 06:30 do të shkojë në zyrën e tij në komunë.

Ndërsa në ora 09:00 katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës janë të ftuar në takim me Ambasadorët e vendeve të QUINT-it në zyret e OSBE-së në Prishtinë.

Kështu konfirmuan për RTV21 Ilir Peci dhe kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri, të cilët pohuan se do të jenë prezent në këtë takim.

Në anën tjetër shtetet e QUINT-it dhe Zyra e Bashkimit Evropain sot sëish kanë bërë thirrje që Qeveria mos të marrë masa të reja për të hyrë me forcë në objektet e komunave në Veri.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e Bashkimit Evropian kanë lëshuar një deklaratë në lidhje me vendimin e Kosovës për hyrje me forcë në ndërtesat komunale në veri të vendit, duke shprehur keqardhje për këtë veprim dhe duke thirrur në përmbajtje.

Veprimet e reja unilaterale do të kenë ndikim negativ në marrëdhëniet me vendet e Quintit dhe BE-në, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Në deklaratë, ambasadat dhe zyra e BE-së theksojnë se është e rëndësishme që autoritetet e Qeverisë së Kosovës të mos marrin masa të reja për të hyrje me forcë në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Këto shtete gjithashtu inkurajojnë kryetarët e zgjedhur të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin veprime për të përfaqësuar dhe shërbyer të gjithë anëtarët e komuniteteve të tyre.

Në të njëjtën kohë, ambasadat dhe zyra e BE-së bëjnë të qartë se janë kundër kërcënimeve ose veprimeve të tjera që mund të rrezikojnë një mjedis të sigurt, duke përfshirë lirinë e lëvizjes, dhe që mund të shkaktojnë tensione ose konflikte. Ata shprehin shqetësim të veçantë për sigurinë dhe mirëqenien e civilëve, policëve, anëtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it.

Ambasadat dhe zyra e BE-së theksojnë se Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe pranimit në BE. Ata i kujtojnë palët që të punojnë së bashku në hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shkurt dhe mars të këtij viti, duke përfshirë edhe krijimin e Asociacionit, dhe të marrin pjesë në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë në takimet e ardhshme të Dialogut.

Shpërndaje në

U Kopjua