Live

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci: Jemi duke shkuar në Prishtinë për takim me ambasadorin amerikan

08:27 / 29 Maj 2023

Nga Kosova Live

Ilir Peci, kryetar i Zveçanit ka konfirmuar se nga ora 09:00 do të mbajnë një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë.

Ai ka thënë se së bashku me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqirin janë duke udhëtuar me veturë për në Prishtinë për t’u takuar me amabsadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

“E kemi një takim me ambasadorin amerikan, jam në veturë bashkë me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqirin duke ardh ne Prishtine”, ka thënë Peci për Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

I pyetur nëse sot do të shkojë në vendin e tij të punës, ai ka lënë të kuptohet se kjo do të vendoset pas takimit që do të zhvillojë me ambasadorin amerikan.

Shpërndaje në

U Kopjua