Live

Kryeziu: Shteti në pauzë – as pushtet qendror, as pushtet lokal funksional

15:48 / 09 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ismet Kryeziu ka thënë se tani me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, shteti qëndron në pauzë.

Ai në një postim në Facebook deklaroi se nga sot e deri në fund vit, shumë komuna do të kenë kuvende jo funksionale dhe kryetarë që nuk do të jenë të përqendruar në detyrat e tyre.

Postimi i plotë:

Shteti në Pauzë: As pushtet qendror, as pushtet lokal funksional!?

Tani kemi hyrë në fazën përgatitore të zgjedhjeve lokale. Disa subjekte politike dhe liderë partiakë e kanë orientuar angazhimin e tyre drejt 12 tetorit, në ato komuna ku mendojnë se mund të fitojnë apo të ruajnë pushtetin.

Nga sot e deri në fund vit, shumë komuna do të kenë kuvende jo funksionale dhe kryetarë që nuk do të jenë të përqendruar në detyrat e tyre, por në para-fushatë e fushatë zgjedhore. Kjo nuk është ndonjë risi e madhe – ndodh pothuajse në çdo cikël zgjedhor – por ajo që e bën të veçantë këtë herë është fakti se do jemi përballë një vakumi institucional në të gjitha nivelet.

Deri tani nuk kemi as kuvend të konstituuar, as qeveri funksionale në nivel qendror. Dhe tash, me hyrjen në ciklin zgjedhor lokal, edhe pushteti lokal po futet në një fazë pauze. Të shohim ndoshta mund të ndryshojë diçka në këtë gjendje, por për herë të parë, Kosova po kalon në një gjendje ku asnjë institucion politik – as në nivel qendror dhe as në atë lokal – nuk është në funksion të plotë.

Shpërndaje në

U Kopjua