Live

Kupa e Botës: Këto tri ndeshje zhvillohen nesër

19:17 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sot ka filluar Kampionati Botëror që po organizohet në shtetin e Katarit.

Ndeshja e parë u zhvillua mes Katarit dhe Ekuadorit, ku fitues dolën këta të fundit me rezultat 0:2, shkruan kosovalive.net

Dy golat u shënuan nga Enner Valencia në minutat 16 dhe 32.

Nesër do zhvillohen 3 ndeshje. Në ora 14:00 zhvillohet ndeshja mes Anglisë dhe Iranit.

Pastaj, në ora 17:00 luhet ndeshja mes Senegalit dhe Holandës.

Ndeshja e fundit për nesër është mes ShBA-ve dhe Uellsit në ora 20:00./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua