Lideri i Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), Abdullah Ocalan, ka bërë thirrje për çarmatosjen e të gjitha grupeve të armatosura dhe ka theksuar se organizata ushtarake duhet të shpërbëhet.
“Zgjidhja është në dinamikat historike shoqërore. Kurdët dhe turqit duhet të rindërtojnë shpirtin e unitetit dhe vëllazërisë, të bazuar në aleancën e tyre shekullore”, tha Ocalan.
Deklaratën e shumëpritur e lexuan deputetët e Partisë së Lirisë dhe Demokracisë së Popullit (DEM), në një tubim të titulluar “Thirrje për paqe dhe shoqëri demokratike”, që u mbajt në hotelin Elite World në Stamboll.
Ocalan theksoi se PKK ka humbur kuptimin e ekzistencës së saj për shkak të faktorëve të brendshëm, dështimit të socializmit të vërtetë në vitet 1990, ndryshimeve në politikën e identitetit në Turqi dhe përparimit në lirinë e shprehjes.
‘‘Kurdët dhe turqit të rindërtojnë shpirtin e unitetit’’: PKK shpall shpërbërjen dhe dorëzimin e armëve
Lideri i Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), Abdullah Ocalan, ka bërë thirrje për çarmatosjen e të gjitha grupeve të armatosura dhe ka theksuar se organizata ushtarake duhet të shpërbëhet.
“Zgjidhja është në dinamikat historike shoqërore. Kurdët dhe turqit duhet të rindërtojnë shpirtin e unitetit dhe vëllazërisë, të bazuar në aleancën e tyre shekullore”, tha Ocalan.
Deklaratën e shumëpritur e lexuan deputetët e Partisë së Lirisë dhe Demokracisë së Popullit (DEM), në një tubim të titulluar “Thirrje për paqe dhe shoqëri demokratike”, që u mbajt në hotelin Elite World në Stamboll.
Ocalan theksoi se PKK ka humbur kuptimin e ekzistencës së saj për shkak të faktorëve të brendshëm, dështimit të socializmit të vërtetë në vitet 1990, ndryshimeve në politikën e identitetit në Turqi dhe përparimit në lirinë e shprehjes.
Mesazhi i Ocalan-it do të ketë implikime të gjera në të gjithë Lindjen e Mesme, sidomos në Siri, ku forcat kurde kontrollojnë një territor të rëndësishëm, por edhe në Iran dhe Irak.
75-vjeçari po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në një burg në një nga ishujt në jug të Stambollit, pasi u kap nga forcat speciale turke në Kenia në vitin 1999.
PKK ka marrë përgjegjësi për një sërë sulmesh që nga themelimi i saj në 1978, veçanërisht shpërthime dhe të shtëna që synonin kryesisht objektivat e ushtrisë turke.
Grupi mori përgjegjësinë për një sulm ndaj një kompanie shtetërore të armëve pranë Ankarasë tetorin e kaluar, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke plagosur 22 të tjerë.
Një armëpushim midis PKK-së dhe Turqisë u anulua në vitin 2015, duke bërë që Ankaraja të rifillonte sulmet ndaj grupit duke përdorur dronë dhe sulme ajrore, me cak luftëtarët nëpër malet e Irakut verior.