Live

Kurti dhe Sveçla rrezikojnë “non gratën” nga SHBA, Rama: Nuk është e rëndësishme, sot po luhet me fatin e Kosovës

12:03 / 08 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot për sot po luhet me fatin e Kosovës, jo të Albin Kurtit.

I ndalur tek rreziku që Kurti të shpallet “non grata” së bashku me ministrin e tij të Brendshëm, Rama tha se kjo sështe e rëndësishme përsakohë dokumentet që qarkullojnë nuk janë të konfirmuara.

“Nuk hyj fare në këto sepse nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë nëse shpallet apo jo “non grata” përsakohë nuk kemi një deklaratë zyrtare, por dokumente që qarkullojnë, të pakonfirmuara apo mohuara.

Mirëpo, nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, por i Kosovës si një e tërë. Unë dua suksesin e Republikës së Kosovës. Nuk mund të rri në këto kushte, duke mos thënë asgjë.

Kosovës nuk i vjen kërcenimi nga Serbia, por reduktimi i madh i marrëdhënieve me aleatët”- tha Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua