Live

Kurti e pranon propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

18:22 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin kanë zhvilluar sot një drekë punë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Pas këtij takimi, Kurti i ka postuar dy fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka thënë se e pranon propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Mirosllav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë”.

“Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.

Tutje kryeministri Kurti po ashtu ka dhënë sinjale se ka shpresë nga konceptet me orentim europian.

”Disa pyetje mbi garancitë ndërkombëtare, mekanizmat e zbatimit dhe renditjen kohore do të trajtohen së shpejti gjatë bisedimeve të ardhshme në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit europian na bëjnë me shpresë”.

Shpërndaje në

U Kopjua