Live

Kurti: Kam ndryshuar strategjinë, por qëllimi im është i njëjtë

20:33 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se strategjia e tij ka ndryshuar prej që ka hyrë në politikë, por qëllimi është i njëjtë.

Ai ka thënë se nuk i ka ndryshuar qëndrimet në raport me të kaluarën e tij.

Kurti, ka thënë se qëndrimet e së kaluarës kanë ndodhur në momentin kur LVV nuk kishte qenë subjekt garues në zgjedhje.

“Të menduarin vetvendosës timin nuk e ndryshoj por, unë e kamë trashëguar një situatë që unë duhet të merrem me të dhe të bëjë më të mirën për shtetin e Kosovës. Unë faktet që i kam trashëguar i shoh në dritën e ndryshimeve”, ka thënë ai, në RTV Dukagjini.

Shpërndaje në

U Kopjua