Live

Kurti për rastin e Hamide Magashit: I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje

19:04 / 01 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeminstri Kurti ka reaguar edhe njëherë për rastin e Hamide Magashit e cila dyshohet se u vra nga ish-burri i saj para klinikës së Gjinekologjisë, shkruan Periskopi.

Kurti thotë se i gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë duhet të japë dorëheqje.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se ka aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur.

Postimi i tij i plotë:

Zinxhiri që duhet (dorë)hequr
Sot pasdite kam aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur. Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar.
I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje.

Shpërndaje në

U Kopjua