Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me të Ngarkuarën me Punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas një njoftimi nga ZKM-ja, Kurti e Prattipati kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, përmbylljen e këtij procesi dhe hapat për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë.
Kurti ka thënë se Qeveria po vazhdon punën e saj.
“Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe e ngarkuara me punë, Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmbyllja e procesit zgjedhor dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të. Teksa presim përfundimin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri u shpreh se qeveria po vazhdon punën e saj të përditshme në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim.”
Kurti e ka falënderuar Prattipatin “për kontributin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës”.