Shefja e Grupit Parlamentar të KVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar veriun e Kosovës nuk do të mungojnë.
Ajo ka vlerësuar se institucionet e Kosovës janë të vetëdijshme për një gjë të tillë.
Në një intervistë për “Ekonomia Online”, ajo ka thënë se institucionet e renit janë në terren.
“Është e pa evitueshme sepse do të ketë përpjekje për tensione, por gjithashtu është fakt që të ketë efektin e dikurshëm përpjeka për tensione. Për shkak se tashmë rendi dhe ligji dhe prezenca e institucioneve është në nivel krejtësisht tjetër, natyrisht edhe largimi i të gjithë atyre që kanë qenë qoftë bartës apo urdhërues të organizimit të situatave ku krijohet tensionet është krejtësisht ndryshe”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo e ka kritikuar qasjen e Serbisë në raport me Kosovën.
“Me Serbinë si shtetin fqinjë verior dhe me qasjen që e ka të pandryshuar që nga çlirimi i Kosovës, dhe me përpjeke destruktive që nga shpallja e pavarësisë në vazhdimësi çdo gjë është e mundur. Por, rrethanat në terren dhe në katër komunat në Veri janë krejtësisht ndryshe. Institucionet janë të përgatitura për tu ballafaquar me çfarëdo rrethane shpresoj të mos ketë, jo vetëm për shkak të rendit dhe sigurisë, por ka nevojë për normalitet më shumë se për çka do tjetër, ka nevojë për një periudhë kohore në të cilën kemi integrim të plotë kemi kthim në atë se çka është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët atje, pa dallim etnie, normaliteti, punësimi ofrimi i shërbimeve të mirëfillta”, ka deklaruar ajo.