Live

Kush janë gjashtë lojtarët që gatuan shkarkimin e Nagelsmann nga Bayerni

09:22 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Të enjten e kaluar , Julian Nagelsmann u shkarkua nga detyra e trajnerit të Bayern Munichut. Humbja (2-1) ndaj Bayer Leverkusenit ishte pika e fundit për shkarkimin e trajnerit.

Gazeta “Bild” ka nxjerrur detaje të reja për këtë vendim të marrë nga bavarezët.

Gazeta gjermane thotë se gjashtë lojtarin e kanë “kurdisur” shkarkimin e trajnerit të ri në moshë. Manuel Neuer dhe Sven Ulreich janë dy lojtarët e parë që ‘Bild’ vendos emrat dhe mbiemrat në këtë ‘listë të zezë’.

Arsyeja do të ishte shkarkimi i Tapaloviqit , i cili ishte trajner i portierëve të klubit bavarez.

Për të dy, ky vendim ishte i pakuptueshëm dhe ata u pozicionuan ballë për ballë kundër Nagelsmann.

Serge Gnabry, Leroy Sané, Jamal Musiala apo Sadio Mané kanë qenë të pakënaqur me Nagelsmann dhe nuk e kanë vlerësuar aspak punën e tij.

“Bild” nuk e përjashton edhe Joao Cancelon që zhgënjimin e kishte shfaqur edhe publikisht kundër Nagelsmann.

Shpërndaje në

U Kopjua