Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona në Prizren, pasi dyshohet se kanë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz pa ligjshëm.
Grupi i dyshuar u kap në flagrancë në një lokal në rrugën ‘2 Korriku’ nga patrullat e stacionit policor në Prizren që zbarkuan dhe arritën t’i arrestojnë të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Sinjali ka publikuar emrat e 18 të arrestuarve, shumica prej të cilëve kanë të kaluar kriminale.
Përveç tyre, në pranga të Policisë ka rënë edhe pronari i lokalit, Riza Thaqi i cili tashmë është duke u mbajtur në stacion policor.
Të gjithë të arrestuarit ngarkohen me veprën penale bixhoz – të cilët jo rrallëherë kanë përfunduar në qeli