Live

Lajçak takohet edhe me ministrin Sveçla, biseduan për rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë

22:13 / 10 Mars 2023

Nga Kosova Live

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, emisari special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka takuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lajcak përmes një cicërime në Twitter tha se ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë.

“Dhe më në fund programi im i ngarkuar më lejoi të takohem me Ministrin e Brendshëm të Kosovës @XSvecla. Puna jonë është e mbivendosur në shumë fusha. Kjo është arsyeja pse nënvizova rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, shkroi Lajcak.

Shpërndaje në

U Kopjua