Live

Lakers marrin fitoren e dytë, mposhtin Pelicans – LeBron James e Davis me ‘Double-double’

08:46 / 03 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Los Angeles Lakers kanë marrë edhe fitoren e dytë këtë edicion.

Lakers kanë filluar të gjejnë ritmin e tyre dhe kanë marrë edhe fitoren e radhës, duke mposhtur New Orleans Pelicans, me rezultatin 120:117, shkruan kosovalive.

Lonnie Walker IV ishte më i sakti te Lakers, me 28 pikë të shënuara.

Kontributin e tij e dhanë edhe LeBron James e Anthony Davis, të dy me ‘double-double’.

James pati 20 pikë e 10 kërcime, kurse Davis 20 pikë e 16 kërcime.

Pikë dyshifrore arritën edhe Troy Brown Jr me 15, Westbrook me 13 dhe Matt Ryan me 11.

Shpërndaje në

U Kopjua