Live

Laura prek gjysmëfinalen, mposht kampionen evropiane

11:14 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Laura Fazliu në çerekfinale ka mposhtur kampionen në fuqi të Evropës, Gemma Howell nga Britania.

Ajo me këtë fitore, ka siguruar gjysmëfinalen e Gland Slamit që është duke u mbajtur në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Fazliu fillimisht mposhti kinezen Jing Tang e më pas e mposhti edhe francezen Gaetane Deberdt.

Gjudistja kosovare garon në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Shpërndaje në

U Kopjua