Live

LVV dhe Kurti sot në pushtet dalin me spot televiziv, çfarë zori kanë?!

16:11 / 03 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Lëvizja Vetëvendosje beson se të gjitha partit që kanë qeverisur në të kaluarën nuk duan të shohin mirë Kosovën.

Partia në pushtet i quan shkatërrues të shtetit partitë që kanë qeverisur në 20 vitet e fundit, shkruan Kosova Live.

Komunikata e plotë:

Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!.

/Kosova Live/

Shpërndaje në

U Kopjua