Live

Lionel Messi merr ofertën e parë pas konfirmimit se do largohet nga PSG

08:17 / 03 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Pas lajmit se Lionel Messi do të largohet nga PSG, ka ardhur oferta e parë në drejtim të argjentinasit.

TyC Sports, raporton se Inter Miami tashmë ka bërë një ofertë për Lionel Messin.

Ata do të dëshironin që të arrijnë marrëveshje gjatë muajit korrik, pasi Argjentina të luaj ndeshjet miqësore kundër Australisë dhe Indonezisë.

E ardhmja e Messit ende është e pasigurtë, pasi ai momentalisht ka tre oferta në tavolinë, nga Barcelona, Al Hilal dhe Inter Miami.

Sulmuesi argjentinas pritet që të marr një vendim në javën e ardhshme.

Shpërndaje në

U Kopjua