Live

Lladrovci: Këndi i Arkivit në Drenas do të ofroj qasje në Arkivat e Shqipërisë

21:41 / 29 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtori i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, sot lëshuan në përdorim Këndin e Arkivit, në Bibliotekën e qytetit, kënd i cili ofron qasje në të gjithë lëndën arkivore të Republikës së Shqipërisë në Arkivat e Shtetit.

Në rrjetin social, Lladrovci ka shkruar:

I lumtur që sot së bashku me Drejtorin e Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bido, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, përuruam këndin e Arkivit në Bibliotekën e Qytetit në Drenas, duke ofruar mundësinë e qasjes së qytetarëve tanë në të gjitha Arkivat e Shqipërisë.

Qytetarët, intelektualët, studentët dhe dashamirët e lëndës arkivore të Arkivave të Shqipërisë, do ta kenë qasjen nga Biblioteka e Drenasit. Faleminderit Z. Bido dhe z. Zyberaj. Ky kënd i Arkivit në Drenas, bëhet vend i duhur për qasje në pasurinë që disponojnë arkivat shqiptare, sikur me qenë në Arkivin e Tiranës!

Shpërndaje në

U Kopjua