Live

Lufta me Serbinë s’është fituar ende, ajo vazhdon në “betejat” vijuese…!

15:49 / 31 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Fadil Maloku

Gjithkund në botën e civilizuar, kur mbretërojnë kohëra krizash dhe shfaqen dilema hamletiane për fatin e kombit dhe shtetit, akademikët e atij vendi janë adresa e parë e kërkimit të zgjidhjeve! Në shoqëritë gjithëshqiptare, përkundër të gjitha problemeve (politike, sociale, ekonomike, e kulturore) që metastazuan dhe u (ri)cikluan në këtë fillimileniumi e këndej…ata veç mrizojnë!? Mrizimi intelektual, qoftë si status social por edhe si “meritokraci” kombëtare pa ndonjë përditësim të theksuar, flet shumë si për një lloj skleroze ofensive ashtu edhe për një tip apatie, seniliteti madje edhe një lloj çoroditje e varfërie të plotë të mendjes sonë!? Atrofia (në mendje), papërgjegjësia (në vendimmarrje), dembelia (ne analiza e interpretime te fenomeneve dhe dukurive) e hedonizmi(nëpagat ë majme) janë viruse tani të dukshme që e kanë”pushtuar” ambicien dhe obligimin moral të kësaj kaste parazitesh që e ka obligim si para Zotit, ashtu edhe para kombit; të jap përgjigje meritore në pyetjet e poshtëshënuara;

–          A mund të bëhen pengesa serioze në të ardhmen, çështja e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana pesë vendeve evropiane; 

–          A kemi kapacitete të mjaftueshme administrative për t’i përmbushur të gjitha obligimet dhe kriteret strikte; sundimit të ligjit, qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave, të parapara nga BE-ja; 

–          A ka ide (të përpunuara; politike, ekonomike e ushtarake) se si duhet të veprojmë në rast se projektet integrues dështon? Cilat janë alternativat tona (edhe si; dy shtete por edhe si komb) dhe cilin plan rezervë duhet ta kenë në tavolinë Kosova me Shqipërinë?;

–          A ka nevojë dhe a duhet të shprehë rezerva Kosova e Shqipëria, rreth një debati të brendshëm rreth temë, se; Si duhet të hyjmë në Evropë; si Kosovë apo si të bashkuar me Shqipërinë;

–          Cilat janë pengesat lokale (sundimi i ligjit, mediet e lira, qarkullimin e lirë, etj.), ato rajonale (shantazhi nga ana e Serbisë dhe presioni i mosnjohjes,etj.), ato kontinentale (sfidat me pesëshen mosnjohëse) dhe ato globale (a kemi ndonjë strategji të përpunuar, të paktën në vija të trasha; çka pas shprirjes së konstelacioneve aktuale politike, ekonomike, e sidomos atyre ushtarake që mund të krijohen si rezultat i zgjerimit të luftës në Ukrainë...);

Advertisements

about:blank

REPORT THIS AD

–          Çfarë kapacitetesh politike, ekonomike, ushtarake, e çfarë sosh sociale e kulturore duhet t’i bëjnë gati shqiptarët, në ndërkohë? Sepse, historia e fillimit të shek XX, kur kolapsoi Perandoria otomane, ishte një përvojë që nuk duhet te na përsëritet kurrë me…;

–          A ka përllogaritje milimetrike dhe ekspertiza të duhura, se a është më mirë të integrohemi ndaras, si dy shtete apo si një shtet i vetëm unik në Ballkan? 

–          Kush duhet t’u paraprijë proceseve  integruese brendashqiptare; Qeveritë, Akademitë, Kuvendet, Mediet sociale, Arsimi, Ekonomia, Kultura, Shkenca, Religjioni, etj.;

–          U takon elitave lokale apo elitave politike ndërkombëtare planimetria e (mos)bashkimit të trojeve etnike shqiptare; Sepse, unifikimi nuk varet vetëm nga dëshirat dhe aspiratat individuale e kolektive, por, edhe nga animimi i miqve dhe partnerëve tanë afatgjatë strategjik;

–          Sa kohë merr i gjithë ky Projekt unifikimi? Cila është kostoja e tij; materiale, morale, politike, kulturore e ushtarake? Kush duhet të jenë agjensit dhe artikuluesit e vërtetë, të cilët me kompetencën morale dhe sidomos atë kombëtare, duhet ta vijimëzoj e artikuloj këtë  Projekt gjithëkombëtar;

–          Çfarë kostoje (morale, politike, ekonomike e kulturore) ka i gjithë ky projekt  dhe planimetri milimetrike për të ardhmen e kombit? Çfarë raportesh duhet t’i kultivojnë shqiptarët në ndërkohë? A duhet në të ardhmen e afërt ta përdorim më shumë diplomacinë apo sensin dhe forcën e munguar ushtarake e ekonomike;

–          A ka dhe cilat janë ato sfida të cilat në bazë të një eksplorimi empirik munden eventualisht të bëhen pengesa të pa kapërcyeshme në proceset tjera integruese evropiane? 

–          Cilat interesa tona lokale përputhen me interesat globale? Apo si mund t’i materializojmë në nivel gjithëkombëtar këto interesa, në mënyrë që të mos përsëritet sindroma historike e ngecjes? 

–          Cilat potenciale të partneritetit ushtarak duhet ta fuqizojnë idenë sigurisë dhe mbrojtës së vendit? Sepse, siguri dhe stabiliteti i rajonit është interes edhe i vendimmarrësve kontinentale e global;

–          Me çfarë agjende: politike, ekonomike, ushtarake e kulturore duhet t’i joshim dhe afrojmë interesat e lidershipit botëror në këtë pjesë të Ballkanit? 

–          A duhet të kemi edhe planin B-e, në rast të kontestimit të këtij Projekti (mbarë)kombëtar? Cili duhet të jetë ai Projekt? Kujt duhet t”i besohet “mirëmbajtja”? Dhe ku duhet të “banoj” i njëjti!?;

–          Apo, duhet ta vazhdojmë varësinë aktuale nga interesat globale e ato kontinentale;

Këto dhe një milion pyetje, çështje, dilema, pritje, sugjerime, rekomandime, këshilla e avokime tjera që realisht do te duhet të kenë përgjigje të duhura nga “truri” i kombit (në momentin e duhur dhe vendin e duhur) , çka është edhe me e keqe nuk po gjejnë përgjigje:

–          as nga institucionet tjera politike e as nga ato civile:

–          as nga partitë politike (që më shumë po i kushtojnë “llukut” ideologjik e inateve idiotike, se sa interesit kombëtar);

–          as nga klasa “afrikane” e të papunëve (që sytë po i mban vetëm kah arratisja sa më e shpejt, në tregjet evropiane);

– studentët e blerë me “qetësi sociale” nga politikanët e pangopur për fuqi ndikuese (që si makiavelistë të regjur, nuk po zgjedhin “mjete” për mbetur në pushtet!);

Mrizimi intelektual, qoftë si status social por edhe si “meritokraci” kombëtare pa ndonjë përditësim të theksuar, flet shumë si për një lloj skleroze ofensive ashtu edhe për një tip apatie, seniliteti madje edhe një lloj çoroditje e varfërie të plotë të mendjes sonë!? Atrofia (në mendje), papërgjegjësia (në vendimmarrje), dembelia (ne analiza e interpretime te fenomeneve dhe dukurive) e hedonizmi(nëpagat ë majme) janë viruse tani të dukshme që e kanë”pushtuar” ambicien dhe obligimin moral të kësaj kaste parazitesh që e ka obligim si para Zotit, ashtu edhe para kombit; të jap përgjigje meritore në shumë pyetje…

Shpërndaje në

U Kopjua