Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i është bashkuar reagimit të kongresistit amerikan, Ritchie Torres, ndaj një deklarate kundër shtetit të Kosovës të Kingsley Wilson, e cila nën Adminsitratën Trump mori postin zëvendëssekretare e Shtypit në Departamentin e Mbrojtjes.
Wilson në një postim në X të vitit 2023 kishte shkruar kundër shtetit të Kosovës, duke përdorur sloganin e Trumpit në fushatë.
“Bëje Kosovën Serbi sërish”, ishte postimi i saj.
“Unë përgëzoj dhe vlerësoj qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres në anën tjetër të Atlantikut. Shteti më i ri i Europës, që ka origjinën në një popullsi të lashtë të vjetër dhe një kushtetutë moderne që është shembull për bashkëjetesën paqësore të etnive dhe feve, nuk do të zhduket”, ka shkruar Mandl.