Deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar ish- kryeministrit, Isa Mustafa i cili tha se ministrat e tij që u zgjodhën deputet, i liroi nga detyra që të shmangej shkelja e Kushtetutës.
Ai ka shkruar se Qeveria e drejtuar Mustafa ishte shkarkuar me mocion.
“Pas zgjedhjeve të mbajtura me 11 qershor 2017, koalicioni PAN kishte dalë i pari, Lëvizja Vetëvendsoje e dyta, ndërsa LDK e treta. Pra as që pritej se LDK do të ishte edhe në qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve, prandaj kishte pasuar edhe lirimi i zyrave”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Qeveria Mustafa ishte shkarkuar me mocion mos-besimi me datë 10 maj 2017. Mocioni ishte mbështetur edhe nga partneri i atëhershëm i koalicionit, PDK-ja.
Të gjendur përballë kësaj situate e të tradhtuar nga partneri i koalicionit, në LDK asokohe ishte diskutuar nëse të gjithë ministrat e LDK-së duhej të tërhiqeshin nga postet qeveritare, menjëherë pas mocionit.
Në një situatë të ngjashme, kur LDK kishte dalë nga Qeveria në vitin 2010 pas dorëheqjes së Presidentit Sejdiu, partia ishte akuzuar se kishte braktisur institucionet.
Duke e marrë parasysh reagimin e publikut në situatën e vitit 2010, LDK kësaj radhe kishte vendosur që ministrat të qëndrojnë nëpër pozita deri në përfundim të zgjedhjeve – që të mos akuzoheshin për braktisje të institucioneve.
Pas zgjedhjeve të mbajtura me 11 qershor 2017, koalicioni PAN kishte dalë i pari, Lëvizja Vetëvendsoje e dyta, ndërsa LDK e treta. Pra as që pritej se LDK do të ishte edhe në qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve, prandaj kishte pasuar edhe lirimi i zyrave.
Kjo ka qenë arsyeja pse minsitrat e LDK-së kishin liruar zyret, sepse ishin të shkarkuar nga Kuvendi, dhe nuk pritej që do të vazhonon në qeverinë e ardhshme. Jo për shkak të nenit 72 të Kushtetutës.