Live

Mbappe nuk përmbahet në tunel, kamera filmon gjestin e pahijshëm ndaj kundërshtarit

13:56 / 14 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

PSG fitoi ndaj Auxerre me shifrat 5:0 dhe është në rrugë të mbarë drejt titullit kampion.

Kylian Mbappe ishte një nga lojtarët më të mirë në këtë 90 minutësh, por fatkeqësisht performanca e tij u ndot nga një gjest shumë i keq që ndodhi pak pas përfundimit të ndeshjes.

Gjithçka ndodhi direkt dhe kamerat kapin saktësisht momentin në të cilin Mbappé pati një debat në distancë me Kays Ruiz.

Teksa futbollisti nga Auxerre ecte përkrah shokëve të skuadrës, shihet se diçka po i thuhej Mbappes nga larg. Një përballje verbale klasike mes dy lojtarëve.

Ruiz është pothuajse i ftuar të qetësohet nga një shok skuadre, i cili i ka vënë dorën mbi supe, ndërsa lojtarët e tjerë të Auxerre janë thuajse të trullosur që kanë dëgjuar disa fjalë të Mbappe-së drejtuar shokut të skuadrës.

Sulmuesi i PSG në një moment vendos dorën në organet gjenitale dhe i drejtohet lojtarit. Një gjest i zakonshëm bërë kohët e fundit nga lojtarët dhe shumë vulgar që mund t’i nënshtrohet edhe masës disiplinore.Në fakt, nuk përjashtohet që këto pamje të shërbejnë si material për Federatën për të sanksionuar lojtarin me gjobë apo skualifikim.

Shpërndaje në

U Kopjua