Live

Messi po keqtrajtohet në PSG dhe Barcelona po e pret kthimin e tij – thotë Roberto

14:53 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Sergi Roberto shpreson se Barcelona mund ta gjejë një marrëveshja e cila e kthen Lionel Messin në Camp Nou, pasi, sipas tij, argjentinasi nuk po trajtohet siç duhet në Paris Saint-Germain.

Messi u largua nga Barcelona dhe iu bashkua klubit parisien në verën e vitit 2021 dhe tani është në fund të vitit të dytë në Parkun e Princave.

Ballina / Barcelona në “frymën e fundit” mposht Real Madridin, ‘blindon’ La Ligan
Gjatë kësaj kohe, Messi është bërë kampion i botës, por jo gjithmonë i ka përmbushur pritjet në Paris dhe hiç më larg se të dielën u fishkëllye nga tifozët e vet, në disfatën e PSG-së 2:0 kundër Rennes.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u largu drejt zhveshtores menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, duke mos shkuar për t’u përshëndetur me tifozët si pjesa tjerët e skuadrën.

Messi ishte fishkëllyer pa nisur ndeshja, kur spikeri i stadiumit e thirri emrin e tij.

35-vjeçari pritet të largohet nga PSG-ja si lojtar i lirë në verë, pasi marrëveshja e tanishme me klubin i mbaron në qershor.

Roberto ka dëshirë të madhe për t’i ribashkuar me ish-bashkëlojtarin e vet.

I pyetur nëse Baça do ta mirëpriste Messin, Roberto tha: “Me krah hapur, kush nuk do të përgatitej për kthimin e Messit? Në fund, ne nuk duam të flasim shumë, sepse presidenti, trajneri apo dikush tjetër vendos, por nëse është në dorën e lojtarëve, ne po e presim atë tani”.

Roberto po fliste pasi shënoi golin e fitores së Barcelonës 2:1 kundër Real Madridit, duke shtuar: “Ju nuk e kuptoni se ai është duke e pasur një sezon të mirë në Paris, duke shënuar shumë gola, asiste.. për shkak të eliminimit nga Liga e Kampionëve ata kanë telash metë, por ai është lojtar spektakolar dhe është shumë keq që një lojtar i nivelit të tij trajtohet ashtu. Ne këtu do ta trajtojmë shumë mirë nëse vjen”.

Shpërndaje në

U Kopjua