Live

Messi tregon se kur do të largohet nga PSG 

10:24 / 02 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Spekulimet nuk kanë të ndalur sa i përket të ardhmes së superyllit, Lionel Messi, ku vazhdimisht po lidhet me një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germain.

Besohet se Messi po e konsideron një rikthim te Barcelona pasi që t’i përfundoj kontrata me PSG-në, ndërsa raportohet edhe për interesim nga skuadra amerikane, Inter Miami.

Por, siç raportohet nga “L’Equipe”, Messi i ka treguar stafit të tij të agjentëve që nuk dëshiron të largohet nga PSG pa e fituar të paktën një trofe të madh.

Kontrata aktuale e Lionel Messit me Paris Saint-Germain skadon më datën 30 qershor të vitit 2023, por që gjiganti francez e ka opsionin për t’ia vazhduar kontratën Messit edhe për një sezon.

Që prej kalimit te PSG-ja, Messi ka arritur të bëjë 51 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 23 gola dhe 28 asistime mbi emrin e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua