Live

Milani është kaltër e zi!

22:46 / 05 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Interi ka mposhtur për herë të dytë këtë vit Milanin.

Pas Superkupës së Italisë, zikaltërit kanë fituar edhe në ndeshjen e Serie A kundër Kuqezinjeve.

Skuadra e Inzaghit fitoi me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 21-të të kampionatit italian.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 34-të.

Me këtë fitore, Interi mbetet në vendin e dytë me 43 pikë, derisa Milani bie në vendin e gjashtë me 38 pikë.

Kjo është ndeshja e pestë pa fitore e Milanit dhe humbja e tretë radhazi.

Shpërndaje në

U Kopjua