Live

Ministri Çeku: Pamje të turpshme, urrejtje e ksenofobi nga Serbia, presim hapa konkret nga FIFA

16:32 / 25 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka kërkuar nga FIFA ndërmarrje konkrete pas shpalosjes së një afisheje në dhomat e zhveshjes së kombëtares së Serbisë në futboll, ku shihet harta e Kosovës me ngjyra të flamurit serb.

“Pamje të turpshme në zhveshtoret e Serbisë, ku shfaqet urrejtja, ksenofobia dhe mesazhe gjenocidale në drejtim të Kosovës derisa përdoret një platformë e FIFA”, është shprehur Ceku në profilin e tij në Twitter, përcjell KlanKosova.

“Presim veprime konkrete nga FIFA, duke pasur për bazë që Federata e Futbollit e Kosovës është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”.

Shpërndaje në

U Kopjua