Live

Mos i lejoni që qentë të pinë ujë në pellgje – bëjeni këtë, është shumë e rëndësishme

13:41 / 30 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Nuk është aspak i padëmshëm

Qeni juaj në mënyrë të pashmangshme do të ketë etje gjatë shëtitjes dhe një pellg me baltë në anë të rrugës mund të bëhet tërheqës për të.

A duhet t’i lejohet që të shuajë etjen? Jo, thonë ekspertët.

Uji i ndenjur është plot baktere dhe papastërti të cilat mund ta dëmtojnë qenin, shpjegojnë veterinerët.

Pronarët duhet të mos i lejojnë qentë të pinë ujë në pellg. Për shembull, nëse pellgu është afër veturave të parkuara, është e mundur që vaji i motorëve të përzihet me ujë, por në rrugët fushore në pellgje mund të ketë edhe plehra artificialë.

Përveç kësaj, me pirje të ujit të ndenjur mund të mbledhë parazitët dhe larvat nga mbetjet e kafshëve të tjera.

Këto përfshijnë bakteret nga urina e minjve që mund të shkaktojnë sëmundjen e leptospirozës, potencialisht fatale.

Rreziku është veçanërisht i lartë për qentë që nuk janë vaksinuar. Shenjat tipike të infeksionit janë ethet, humbja e oreksit, diarreja, të vjellat, gjakderdhja nga hundët dhe mukozat e zverdhura.

Si të parandaloni qenin të pijë nga pellgu? Është e nevojshme t’i shikoni me sy dhe t’i ndaloni duke bërtitur “jo”.

Është mirë të keni gjithmonë me vete një shishe me ujë të pastër që mund t’i ofrohet një qeni të etur dhe nëse nuk e keni, uji nga një përrua është gjithmonë një zgjedhje më e mirë se ajo nga një pellg, sepse sasia e papastërtive në ujë të rrjedhshëm është zakonisht më pak. 

Shpërndaje në

U Kopjua