Live

Moska thotë se Ukraina po planifikon operacion të rremë për të akuzuar atë për krime lufte

18:19 / 05 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se Ukraina planifikon të kryejë një operacion të rremë në të ardhmen e afërt për të akuzuar Moskën për kryerjen e krimeve të luftës.

Për këtë qëllim, ministria tha në një mesazh në mediat sociale duke cituar “disa burime të pavarura”, Kievi planifikon të hedhë në erë tri ndërtesa mjekësore dhe “të akuzojë Rusinë për një gjoja sulm të qëllimshëm ndaj objekteve civile”.

Bombardimi i institucioneve mjekësore do të paraqitet si një tjetër ‘mizori’ e trupave ruse, që kërkon përgjigje nga komuniteti botëror dhe përshpejtimin e furnizimit me raketa me rreze të gjatë veprimi në Kiev për t’u përdorur për sulme në territorin rus. tha ministria e mbrojtjes, shkruan Al Jazeera.

Ministria nuk dha prova për pretendimet.

Shpërndaje në

U Kopjua