Live

Moti sot shumë i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë

08:41 / 13 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33 deri në 37 gradë Celsius.

IHMK-ja apelon nga qytetarët që tu përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Shëndetit Publik të Kosovës, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të shkaktuara nga temperaturat e larta.

Shpërndaje në

U Kopjua