Live

Mozzik dëgjohet mbi 90 milionë herë në platformën Spotify

13:34 / 01 Dhjetor 2022

Nga admin

Platforma e famshme muzikore Spotify tanimë ka publikuar statistikat e vitit 2022 për artistët që janë pjesë e saj, mes të cilëvë është edhe rep artisti shqiptar Mozzik.

Rep artisti Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu nuk ka hezituar që t’i ndajë me ndjekësit e tij arritjet e veta në Spotify.

Bazuar në të dhënat e publikuara, ylli i hitit “Madonna” është dëgjuar mbi 92 milionë herë nga plot 4.6 milionë dëgjues.

Ndërkaq, numri i orëve të shpenzuara në projektet e tij është 4.1 milionë në 177 vende të ndryshme të botës.

Mozzik vazhdon të mbetet ndër rep artistët më të suksesshëm të diskografisë shqiptare duke prodhuar këngë që shpejt shndërrohen në hite dhe po ashtu mbetet ndër artistët më të kërkuar për mbrëmjet muzikore, brenda dhe jashtë vendit – kudo që flitet shqip.

Shpërndaje në

U Kopjua