Live

Muhaxheri – opozitës: Qeky gjyks kur nënshkruan diçka i del përballë me ditë që pushkatohet..

17:17 / 27 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri iu ka përgjigjur opozitës në këtë komunë pasi e kritikuan për mos kryerjen e ujësjellësit të Lugut të Baranit.

Muhaxheri ka thënë se nuk po e lejojnë me kry “shpihunat”.

“Nuk është planifikuar buxheti për vitin tjetër, sepse kryhet sivjet. Nuk po lojnë me kry shpihunat, që i thirrni Prokurorinë ka 10 herë në ditë dhe kujtoni që mundeni me arrestu Gazmend Muhaxherin”, ka deklaruar i Muhaxheri sipas Peja në Fokus.

Tutje, ai ka thënë se është opozita ajo që “e gjuan gurin dhe e fsheh dorën”.

“Të hanën të ftojë me ardhë më kryetarin tek kryeprokurori me shku edhe e kqyrim këtë punë qysh është. Domethënë ju jeni ata që e gjuani gurin dhe e mshefni dorën, a qeky gjyks kur e nënshkruan diçka, i del përballë, me ditë që pushkatohet e me ditë që shkon në burg, për atë nuk është hy në buxhet se ka më u kry sivjet”,  theksoi ai.

“Edhe qetash po të them, le të ndinë edhe kryeprokurori, mbas të hanës, të martën, punëkryesi ka me dal me punu atje. E mundohuni me dal e me arrestu Gaz Muhaxherin, me prokuror e me asi, me ndonjë shpiunazhë ton ditën atje”, shtoi Muhaxheri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...