Live

Muriqi shpallet futbollisti më i mirë i ndeshjes Mallorca 1:0 Real Madrid

16:20 / 05 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

eal Madridi ka pësuar disfatë nga Mallorca në kuadër të javës së 20-të në kampionatin elitar spanjoll.

“Mbretërit” u mposhtën 1:0 nga ekipi ishullor në stadiumin “Visit Mallorca Estadi”, shkruan Demokracia.com.

Ishte mbrojtësi i Los Blancos, Nacho Fernandez që vulosi epilogun e takimit me autogol në minutën e 13-të. Rol të madh luajti edhe Vedat Muriqi i cili ishte në dyluftim në ajër me spanjollin, me këtë të fundit që në tentim për të larguar topin e dërgoi gabimisht në rrjetë.

E pikërisht reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës u vlerësua si futbollisti më i mirë i këtij takimi nga La Liga.

Vedat Muriqi u paraqit për 90 minuta për nikoqirët.

Me këtë humbje, “mbretërit” mbeten në pozitën e dytë me 45 pikë, pesë më pak se Barcelona lidere që ka një takim më pak.

Mallorca zë vendin e 10-të me 28 pikë./Demokracia.com/

Shpërndaje në

U Kopjua