Live

Mustafa: Korrigjimi i kufijve, zgjidhja më e mirë në dialogun Kosovë-Serbi

13:44 / 14 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Gazetar: Çlirim Qeriqi


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa në një intervistë për kosovalive.net ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe se cila zgjidhje do t’i konvenonte shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Mustafa në intervistën e tij tha se ideja e ish-presidentit, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve ishte më e mira për Luginën e Preshevës pasi do të bëheshin pjesë integrale e Republikës së Kosovës.

Ai u shprehë se që nga fillimi i dialogut kanë kërkuar që çështja e Luginës së Preshevës të jetë në tavolinë.

“Natyrisht që ne këtë e kemi kërkuar që nga viti 2013 e këtij kur kanë filluar bisedimet intensive ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, në këtë drejtim, jo që të jemi pjesë e dialogut si autoritet politikë por si çështje Lugina e Preshevës në tryezën e bisedimeve në Bruksel dhe në këtë fushë, sigurisht se njëlloj si Serbia kujdeset dhe po bisedon në dialog me Republikën e Kosovës për çështjen e serbëve në veri të Kosovës, të kemi parasysh se aty është fokusi i Serbisë, nuk e kanë hallin e serbëve të tjerë në vendbanimet apo komunat tjera me shumicë serbe por e kanë te veriu dhe me veprimet e fundit politike që e kanë bërë me lëshimin e institucioneve po shihet që Serbia është e interesuar për veriun dhe në këtë drejtim në vitin 2018 dhe 2019, presidenti Thaçi patë hapur një temë të cilën e kishte në harmoni dhe pajtueshmëri të plotë me ShBA-të për korrigjimin e kufijve.”

“Zgjidhja më e mirë apo e vetmja zgjedhje që kënaq shqiptarët në këtë regjion sidomos në Luginë të Preshevës është korrigjimi i kufijve ku Presheva, Bunjanofci dhe Medvegja do t’i ribashkohen territorit të Republikës së Kosovës, atje ku kanë qenë dhe të jenë pjesë integrale e një republike të lirë siç është Kosova.”

“Po tani nuk kanë mbetur opsione. Kujtoj se është stagnuar tejmase situate me veprimin e politikës serbe në veriun e Republikës së Kosovës dhe nuk priten shumë rezultate në zgjidhjen e problemit në një periudhë afatshkurte sikurse që përmendet plani franko-gjerman, ne besoj shumë se në fund do të vije ajo që po e dëshirojmë dhe po e kërkojmë korrigjimin e kufijve ku Presheva, Bujanofci dhe Medvegja t’i ribashkohen Republikës së Kosovës”, përfundoi Mustafa./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua