Live

Nagavci: Lajm i mirë, Agjencia e Kosovës për Akreditim bëhet anëtare e ENQA-s

21:16 / 03 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se Agjencia e Kosovës për Akreditim bëhet anëtare e ENQA-s.

Ajo e ka quajtur sukses të jashtëzakonshëm për studentët, të diplomuarit dhe komunitetin akademik, shkruan Kosova Live.

“Vendimi i sotëm është një garanci kredibile për cilësinë në arsimin e lartë dhe lehtëson procesin e njohjes së diplomave të studentëve dhe të diplomuarve në vendet evropiane”, ka shkruar ministrja.

Postimi i plotë:

Një lajm shumë i mirë,

Agjencia e Kosovës për Akreditim bëhet anëtare e asocuar e ENQA-s

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se në mbledhjen e 20 shtatorit 2022, Bordi i ENQA-s shqyrtoi aplikacionin tuaj për anëtarësim në ENQA dhe vendosi t’i japë AKA statusin e ‘affiliate’ në ENQA”, shkruan në letrën e drejtoreshës së ENQA, drejtuar drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme nga e cila do të përfitojnë studentët, të diplomuarit, komuniteti akademik dhe shteti i Kosovës në përgjithësi. Vendimi i sotëm është një garanci kredibile për cilësinë në arsimin e lartë dhe lehtëson procesin e njohjes së diplomave të studentëve dhe të diplomuarve në vendet evropiane. Po ashtu, ky vendim lehtëson procesin e shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve me vendet evropiane dhe më gjerë.

Me vullnet, politika cilësore e që mundësojnë pavarësi institucionale, me bashkëpunim profesional, hap pas hapi po përmirësojmë dëmet e shkaktuara nga ndërhyrjet partiake të qeverive të kaluara.

Falenderoj për bashkëpunim, punë profesionale e të palodhur, Agjencinë e Akreditimit, Këshillin Shtetëror të Cilësisë, institucionet qeveritare dhe komunitetin e donatorëve, për këtë të arritur të përbashkët.

Me vendimin e sotëm Agjencia e Kosovës për Akreditim është vetëm edhe një hap larg për tu bërë anëtare me të drejta të plota e ENQA.

Shpërndaje në

U Kopjua