Live

Napoli i vendos çmimin yllit të ekipit

13:32 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Nigeriani Victor Osimhen kanë bërë të ëndërrojnë mijëra tifozë të Napolit për fitimin e Serie A, arritje e cila duket shumë afër, por edhe për një sukses në Champions league aty ku janë në fazën çerekfinale.

Ndërkohë, klubet më të pasura të Europa janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian, i cili deri tani ka arritur të shënojë 25 gola këtë sezon.

I gjendur në këtë situatë, presidenti i Napolit, De Laurnetiis, nuk ka humbur kohë dhe i ka caktuar çmimin 150 milionë paund sulmuesit.


Por ai nuk është i vetmi që ka ngjallur interes në Europë. Një tjetër lojtar që po shkëlqen është edhe gjeorgjiani Khvicha Kvaratskhelia, i cili edhe pse u ble për më pak se 10 milionë euro, tashmë e ka rritur ndjeshëm vlerën e tij me paraqitjet e shkëlqyera.

Shpërndaje në

U Kopjua