Live

Ndihmoi në vrasjen në Kavajë, arrestohet miku i Habib Rexhës

10:02 / 24 Maj 2023

Nga Kosova Live

Ervis Kurti, miku i Habib Rexhës, i cili ekzekutoi Arjan Gosën pak ditë më parë në Kavajë, është arrestuar nga policia.

Mbrëmjen e djeshme u bë i mundur shoqërimi i tij, e më pas arrestimi për veprën “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkaq, dje, Rexha u vetëdorëzua në Policinë e Kavajës, ndërsa rol kryesor në këtë proces kishte familja e tij.

Abc News ka zbardhur dëshminë e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ku Rexha ka deklaruar se shoku i tij nuk kishte dijeni për krimin që ai kishte kryer.

“Isha pranë një kinkaleria bashkë me një shokun tim. Pashë që Arjani ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbe. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjak nxehtësia.Pasi bëra vrasjen u largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim te Kukësit”, ka deklaruar ai.

Hetimet e policisë kanë ngritur dyshime se ai është ndihmuar nga Ervis Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Lajme