Live

Ndryshe nga liderët tjerë, Haradinaj thotë se ka parë në tërësi Draftin për Asocaicionin

14:09 / 07 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndryshe nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas takimit me Lajcak ka thënë se ka parë draftin dhe ka mundur ta lexojë në tërësi atë. 

Sipas Haradinajt, drafti i shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep qytetarëve të komunave me shumicë serbe, dhe se në hyrje të tij, siç tha ai në hyrje të tij shpjegohet se duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuse.

Haradinaj tha se si parti do t’i japin komentet e tyre vetëm pasi të bëhet shqyrtimi i tij nga Kushtetuesja.

“Patëm mundësinë të njoftohemi me dokumentin e draft-statutit që ta lexojmë në tërësi dhe ta zhvillojmë një bisedë lidhur me hapat e mëtejmë e presin Kosovën dhe atë çka mund të pres Kosova poashtu pas implementimit të obligimeve që i ka marrë në bazë të planit franko-gjerman që është i mbështetur prej amerikanëve”, tha ai.

Ndryshe prej tij ka deklaruar Memli Krasniqi ai tha se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin.

Edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, tha se të gjithë po mbahen të terr për shkak të mospublikimit të draftit të Asociacionit nga ana e kryeministrit Kurti. 

Shpërndaje në

U Kopjua