Live

Ndryshimi i ri i WhatsApp është i vogël, por brilant

10:15 / 27 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

WhatsApp sapo ka bërë një ndryshim të vogël, por që zgjidh një problem që na ndodh të gjithëve. Mesazhet e fshira mund të rikuperohen dhe gjithçka vetëm me një klikim.

Risia lidhet me opsionin Delete for Everyone, i cili lejon fshirjen e një ose disa mesazheve nga dërguesi për të gjithë pjesëmarrësit në një bisedë. Por nëse ju dëshironi të përdorni këtë opsion dhe padashur në vend të tij shtypni Delete for Me, mesazhet do të fshihen vetëm për ju dhe vijojnë të mbeten në celularët e të tjerëve.

Tani, nëse kjo gjë ndodh, automatikisht del menjëherë një tabelë ku shkruhet Undo (Zhbëj), e cila ju lejon që më pas të zgjidhni qetësisht Delete for Everyone.

“Tashmë mund ta zhbëni kur aksidentalisht fshini një mesazh që dëshironit ta kishit zhdukur për të gjithë”, u shpreh platforma.

Opsioni është tashmë i disponueshëm në përditësimin më të ri të WhatsApp.

Shpërndaje në

U Kopjua