Live

Në radhë për bukën e gojës, 11 viktima nga shtyrja e turmës

20:15 / 31 Mars 2023

Nga Kosova Live

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e shtyrjes së turmës gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore për familjet e varfra në Karaçi të Pakistanit.

Mes viktimave ka gra dhe fëmijë, ndërkohë që në spital ndodhen dhe 5 persona të tjerë në gjendje të rëndë që morën plagë gjatë trazirave në një magazinë ku shpërndaheshin produktet ushqimore.

Një zëdhënës i organizatës që shpërndante ndihmën reagoi i trishtuar për këtë ngjarje, duke treguar se turma ishte tepër e madhe dhe përpjekjet për ta mbajtur atë në kontroll dështuan.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në qendrën e shpërndarjes së miellit, në një program të mbështetur nga qeveria për të lehtësuar impaktin e inflacioni i cili ka kaluar shifrat 30%.

Incidente të ngjashme janë regjistruar edhe në javët e kaluara në Pakistan, por asnjëherë në përmasa kaq të mëdha.

Shpërndaje në

U Kopjua