Live

“Një shtëpi ka dëme …” – Kryetari i Zubin Potokut jep detaje pas shpërthimit

22:20 / 29 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka konfirmuar shpërthimin e fuqishëm që ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Zeqiri, tha se përveç që janë dëmtuar kanalet e Ibër Lepencit, edhe një shtëpi ka pasur dëme materiale.

“Nuk ka dëme në njerëz. Në një shtëpi ka dëme materiale. Është dëmtuar kanali i Ibër Lepencit i cili e përcjell ujin në dy zonat nga komunat Mitrovicë e deri te Obiliqi atje”, ka thënë Zeqiri në “Politiko”

Zeqiri ka theksuar se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Është bo një shpërthim bukur i forte dhe dëmtimet janë shumë të mëdha”, ka thënë Zeqiri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...