Live

Nora Gjakova e prek finalen, për medaljen e artë do të ndeshet me xhudisten nga Serbia

12:38 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes nga Kanadaja, Jessica Klimkait, pasi kjo e fundit mori tri penalizime.

Xhudistja kosovare në çerekfinale mposhti gjermanen Pauline Starke me ëaza-ari në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo shënoi tri fitore deri më tani, duke u treguar fantastike.

Në finale, Gjakova do të ndeshet me xhudisten nga Serbia, Marica Perisic. 

Shpërndaje në

U Kopjua