Live

OPINION nga SHKODRAN RAMADANI: Kurtin mos e thërrisni “vëlla”, nuk e pranon – tash jemi në epokën e “babës”

14:19 / 13 Shtator 2022

Nga Kosova Live

OPINION NGA POLITOLOGU: Shkodran Ramadani


Një gjë ende nuk e paskan kuptuar shumë njerëz.

Nuk mundeni këtij kryeministri (Albin Kurtit) t’i drejtoheni me “vëlla”.

Sipas Erich Fromm, dashuria vëllazërore në thelb është themeli i aspiratave për barazi mes njerëzve, sepse është ndjenjë që nuk përjashton askënd nga zemërgjerësia e saj.

Parimi i saj fillestar është “të gjithë jemi një”.

Nuk ka qenë rastësisht pjesë e sloganit të Revolucionit Francez “Liri, Barazi, Vëllazëri”, ngjarje e cila dikur në shkollat e Vetëvendosjes admirohej si një nga më të rëndësishmet në historinë e përpjekjeve të njerëzimit për barazi.

Mirëpo, duke abuzuar me mirëbesimin e palës tjetër, kryeministri fjalës së bukur “vëlla” i dha vetëm konotacionin e shëmtuar nepotist, që dorën në zemër ka lulëzuar nën qeverisjen e tij, si asnjëherë më parë.

Por, të gjithë ju që mendoni se tash mund të kërkoni barazinë, trajtimin e dinjitetshëm dhe solidaritetin në kauza të drejta që ushqen dashuria vëllazërore, duhet ta keni një gjë të qartë dhe ta ngulni në mendjet tuaja:

Ka perënduar përgjithmonë epoka e vëllezërve.

Tash ka filluar “epoka e babës”, para të cilit duhet ta lakosh e shtrembërosh shtyllën kurrizore, jo si shenjë respekti, por si dëshmi e nënshtrimit, adhurimit dhe idolizimit ndaj shkëlqesisë së tij.

Shpërndaje në

U Kopjua