Live

Osmani: Kur thashë të diskutohej Asociacioni, u godita ulët, ja ku jemi sot, po kërkohet e njëjta

10:42 / 21 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e Kuvendit ku po mban fjalimin vjetor ka folur për dialogun me Serbinë dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Osmani tha se kur propozoi që Asociacioni të diskutohet, “jo të themelohet”, pati goditje ndaj saj se ka shitur interesat e shtetit.

Por, sipas saj, ajo kërkonte të diskutohej me ShBA-në, dhe kjo mos t’i lihej në dorë emisarit Miroslav Lajçak e të tjerëve që s’e njohin Kosovën e pavarur.

Ajo ka përmendur se “sot po kërkohet e njëjta”, por se “vendimet e duhura merren në kohën e duhur”.

“Më duhet të theksoj me keqardhje, se propozimet që shpesh kam bërë për këtë process, shpesh janë ballafaquar me një sër dezinformatash e sulmeve të ulëta që nuk i kanë hije askujt në Kosovë. Për të qenë më e qartë, kur kam propozuar që drafti i Asociacionit të fillohet të diskutohet, të diskutohet, me ShBA-të, në mënyrë që kjo çështje mos t’i lihet në dorë as Lajçakut e e as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar asnjëherë që kam kërkuar themelim të Asociacionit, por ka nënkuptuar se më shumë i kam besuar vetvetës e Amerikës, se sa byrokratëve nga shtetet mosnjohëse.

Ky propozim ishte goditur në mënyrën më të uëlt me lloj lloj shpifje se kam shitur interesat e vendit, e ku jemi sot, jemi në momentin ku po kërkohen e njëjta, që draftin ta hartojmë ne, por siç dihet, vendimet e duhura të merren në momentin e duhur. Njëlloj po bëhet sot me lloj lloj shpifje të ulëta se kinse presidentja paska kërkuar nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes. Ajo çfarë kam thënë është qartë, që zbatimi ka kuptim vetëm e vetëm nëse zbatohet nga të dyja palët, dhe kur njëra tërhiqet sipas të drejtës ndërkombëtare, tjetra s’ka obligim ligjor ta zbatojë. Si presidente e vendit besoj se nëse shihet përfundimisht se Serbia nuk do ta zbatojë pjesën e saj, që jam e bindur se nuk e zbatojnë edhe nëse e nënshkruajnë, atëherë besoj që do të duhej të diskutonim me aleatët tanë, zbatimin e pjesës sonë vetëm në shkëmbim të garancive ndërkombëtare të nënshkruara që përfshijnë anëtarësim në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.” – ka thënë ajo, transmeton Kosovalive.net.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...