Ditë më parë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se për “interesin kombëtar” është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me Albin Kurtin. Pas kësaj, Ramush Haradinaj, partneri i tij i koalicionit parazgjedhor, reagoi përmes një shkrimi, duke shkruar “E keqja ka emër – Albin Kurti”. Por, a komunikuan ata pas këtyre zhvillimeve?
Lidhur me këtë ka folur nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i cili u shpreh se nuk ka informacion nëse Haradinaj ka pasur ndonjë komunikim me Limajn.
“Motivet dhe arsyet duhet me i dhon vet Fatmir Limaj. Kemi pas komunikime, përmes sekretarëve të përgjithshëm. Nuk e di personalisht a kanë komuniku (Haradinaj me Limajn). Kryetari Haradinaj për disa ditë ka qenë jashtë vendit dhe nuk kemi mbrri me diskutu këtë temë“.
“Asnjë gjë nuk është definitive aty. Mirëpo ka qenë gabim ajo paraqitje, jemi krejt në fillim, në politikë duhet me tentu me dëshmu se krejt cka kemi fol në fushatë kemi mëndu seriozisht, e jo me fol në fushatë veq sa me shit mjegull e kur të kryhet fushata me ndërru mendjen menjëherë”, tha ai në T7.